Kur “Ballistët”, dridhnin “San Siron” (VIDEO)

Ndeshja e 17 gushtit të vitit 2017 midis Milanit dhe Shkëndijës e zhvilluar në “San Siro” pa dyshim se do të futet në historikun e skuadrës tetovare, si një ndër ndeshjet më të forta që “kuqezinjtë” nga Tetova kanë zhvilluar deri më tani.

Milani, 7 herë kampioni i Evropës, pa dyshim se është emri më i madh që ndonjëherë është përballur me ndonjë skuadër shqiptare, apo edhe me ndonjë skuadër nga Maqedonia.

Edhe pse Shkëndija humbi me rezultatin e thellë 6:0, për këtë ndeshje do të flitet një kohë të gjatë, ndërsa me siguri se do mbahet mend edhe për numrin e madh të tifozëve “Ballistët” që kishin udhëtuar drejt Italisë për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

Rreth 20 autobus kishin udhëtuar nga Tetova, ndërsa prezenca e tyre në shkallët e stadiumit në “San Siro” bëri që në disa momente zëri i tyre të jetë edhe më i fuqishëm se rreth 40 mijë tifozëve italian.

Ata kishin një perofrmancë të shkëlqyer mbrëmjen e 17 gushtit, ndërsa për më tepër flet videoja në vazhdim.

Leave a Reply