Majvedher fiton sfidën e shekullit ndaj MkGregor (VIDEO)

Flojd Majvedher nuk njeh kundërshtar. Boksieri i njohur amerikan ka fituar sfidën e shekullit mëngjesin e sotëm në Las Vegas ndaj irlandezit, Konor MkGregor.

Gjyqtari Robert Byrd ndali ndeshjen në raundin e 10-të, teksa MkGregor e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë.

Një “knockout” teknik vulosi një spektakël sportiv që i përmbushi pritshmëritë.

Tre raundet e para i takuan super kampionit të UFC-së, ndërsa nga raundi i katërt Majvedher përfitoi nga lodhja e irlandezit për të marrë në dorë ndeshjen.

Flojd Majvedher fitoi 100 milionë dollarë nga kjo ndeshje dhe arrin në kuotën e 50 fitoreve në karrierë, teksa nuk njeh asnjë humbje.

Leave a Reply