Bojan Najdenov transferohet në Egjipt

Mesfushori i Rabotniçkit, Bojan Najdenov, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Egjipt, te skuadra e Smuha, shkruan “infOSport.mk”. Një ndër mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit vendor, i cili pjesë e Rabotniçkit ishte që nga 01 janari i vitit 2016-të me fanellën e “romantikëve” brenda kësaj periudhe zhvilloi plotë 48 ndeshje, duke shënuar edhe 9 gola. Ai paraprakisht kishte qenë pjesë e Horizont Turnovës, me të cilën skuadër në 123 ndeshje, realizoi 7 gola.

Është kjo hera e parë që një futbollist nga Maqedonia do të luaj në kampionatin eliatër të Egjiptit.

26-vjeçari Najdenov me fanellën e Smuha pritet të debutojë me 08 shtator, kur skuadra tij do të luaj në transfertën ndaj Enppi.

Smuha sezonin e kaluar u rendit në pozitën e pestë në elitën e futbollit egjiptian, ndërsa vlen të theksohet se te kjo skuadër kryesisht luajnë futbollist egjiptian.

Najdenov bëhet vetëm futbollisti i dytë i huaj që do të luaj te Smuha, pas Malo Patrik nga Burkina Faso.

Leave a Reply