Alioski: Dua të shënojë gol, mirëpo më e rëndësishme është fitorja!

Përfaqësuesja e Maqedonisë po vazhdon me përgatitje për dy ndeshjet ndaj Izraelit dhe Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018. Në mesin e të ftuarve të seleksionuesit Igor Angellovski, është edhe futbollisti shqiptar i Lids Junajtedit, Ezgjan Alioski.

Mesfushori anësor ka folur sod para mediave, ku ka thënë se formën e mirë që e posedon për momentin, dëshiron që ta bartë në përfaqësuesen ‘A’.

“Është e qartë se na pret ndeshje e vështirë, mirëpo ne shkojmë për tri pikë. Në këtë përfaqësuese ka kualitet, lojtarët e rinjë sjellin energji të re dhe besoj që më në fund do të fitojmë edhe rezultate të mira. Dua të shënojë gol, por në fund ajo është më pak e rëndësishme, pasi objektivi është fitorja”, është shprehur Alioski.

Kujtojmë që Alioski në javën që lamë, arriti të shënoj golin e tij të parë me Lids Junajtedin.

Leave a Reply