Lotët e gëzimit të futbollistëve sirian pushtuan gjithë mediat botërore (VIDEO)

Kombëtarja siriane e futbollit ka arritur që të sigurojë një vend për në ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Botërorin “Rusi 2018”. Ata në ndeshjen e fundit të grupit “A” në Azi barazuan 2:2 në transfertën ndaj Iranit, barazim ky që u siguroi atyre pozitën e tretë dhe ndeshjen e balotazhit, përmes së cilës do të kërkojnë një vend historik në Botërorin “Rusi 2018”.

Golin e barazimit për Sirinë e realizoi Al Soma në minutën e 93-të, gol ky që solli shumë gëzim, ndërsa njëkohësisht edhe lot në mesin e gjithë futbollistëve sirian, por edhe komentatorit që po transmetonte këtë ndeshje midis Iranit dhe Sirisë.

Leave a Reply