Mbyllet turneu i veteranëve në Shkup, triumfon Konjaspori

Skuadra e veteranëve të Konjasporit është fituese e turneut dy ditor për veteranë që u organizua nga KF Skupi në Shkup. Eventi që ktheu në terren ish-fitbollistë nga vendi dhe Turqia përmes 12-të skuadrave të ndryshme në  fund i takoi Konjasporit, që morri vendin e parë pa zhvilluar ndeshjen finale me Kumanovën. Këta të fundit edhe pse arritën kualifikimin në finale, të njejtën nuk mundën ta zhvillojnë për shkak të angazhimeve profesionale të pjesës më të madhe të lojtarëve, transmeton Shenja, përcjell “infosport.mk”.

Ndryshe pas startit të djeshëm të pjesës garuese, sot në program ishin gjysmëfinalet në të cilat Konjaspor mundi skuadrën Krkraleli me penallti, pasi ndeshja u mbyll me barazim pa gola, ndërsa Kumanova ishte më e mirë se KF Skupi, duke triumfuar me shifra 1:0.

Në finalen e kategorisë mbi 50 vjet triumfuan organizatorët KF Skupi, të cilët mundën ekipin Rosoman me rezultat 3:0. Kujtojmë që ky event për herë të parë u organizua në vendin tonë, ndërsa më herët është zhvilluar edhe në Kosovë e Bosnjë. Në turneun e veteranëve morën pjesë gjithsej 12 skuadra, ku 7 nga turqia dhe 5 tjera nga vendi jonë dhe Kosova, ndërsa në mesin e tyre kishte edhe emra të njohur të futbollit vendor si Nexhat Shabani, Mensur Nexhipi, Ekrem Sabedini, Naim Shabani, Muhamed Selimi, Erxhan Menga e shumë tjerë.

Leave a Reply