Bellasica qerrasi me një 5-she Osogovën

Bellasica ka zhvilluar edhe një super ndeshje tjetër në terminin e mbrëmjes para tifozëve të vetë në Strumicë, duke mundur Osogovën me rezultatin e thellë 5:0, shkruan “infOSport.mk”.

Pepi Georgiev dhe Stefan Sulev shënuan nga dy gola në këtë ndeshje, teksa një gol tjetër shtoi edhe Jovanço Trajkovski.

Një fitore identike 5:0, kësaj rradhe si mysafir realizoi edhe Bregallnica që mundi në Makedonska Kamenicë, ekipin e Sasa.

Tikveshi falë golit të vetëm të shënuar nga Gjorgji Mojsov nga pika e bardhë mundi Pobedën nga Valandova, Kozhuvi dhe Boreci në Gjevgjeli luajtën baraz pa gola, teksa Plaçkovica me rezultatin 3:2 mundi Horizont Turnovën, skuadër kjo e cila bashkë me Sasa-n ende nuk kanë fituar asnjë pikë pas 4 xhirove të para, ku Bellasica ka efekt të qindpërqindtë dhe me meritë kryeson renditjen tabelare në Ligën e Dytë – Lindje me 12 pikë, 3 më shumë se Tikveshi në vendin e dytë.

Leave a Reply