Lista e golashënuesve, 6 futbollistë me nga 4 gola, 4 prej tyre të Shkëndijës

Pas 7 xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit vendor, në gjithsej 34 ndeshje janë shënuar 88 gola, apo 2.59 gola për ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra më efikase është Shkëndija, që në 7 xhiro ka shënuar 23 gola, apo 3.28 gola për ndeshje. Janë 9 emra të ndryshëm që kanë arritur këtë shifër të golave të shënuar te skuadra tetovare, 4 prej të cilëve kanë numër identik të golave.

Bëhet fjalë për Armend Alimin, Besart Ibraimin, kapitenin Ferhan Hasanin dhe përforcimin e fundit, Izair Eminin, futbollistë këta që kanë shënuar nga 4 gola.

Njëherit këta janë futbollistët më efikas në elitën e futbollit vendor, duke kryesuar së bashku edhe listën e golashënuesve, bashkë edhe me Ljupço Doriev të  Akademia Pandev dhe Kire Markoski të Rabotniçkit, të cilët gjithashtu kanë shënuar nga 4 gola. Futbollisti i “romantikëve”, Markoski kishte rastin që të shënojë edhe golin e pestë, mirëpo në ndeshjen e fundit kundër Akademia Pandev, ai gaboi nga pika e bardhë, duke goditur jashtë kuadratit.

Leave a Reply