Kapiteni i “kuqezinjëve”, Enur Totre flet para duelit me FC Shkupinqë mund të vlej titull!

Me besim të forcuar pas mënyrës se si përmbysën AP Brerën në mesjavë, futbollistët e Shkëndijës të shtunën në Çair ndeshen me rivalin e tyre të madh, FC Shkupin.

Duel tepër i rëndësishëm në garën për titull për të dyja skuadrat, kur tre javë para fundit, Shkëndija, Shkupi dhe Struga ndajnë kreun me nga 58 pikë.

Pikërisht një gjë e tillë bënë që te Shkëndija të besojnë fuqishëm tek titulli kampion, duke pritur këtë ndeshje me shumë pozitivitet dhe motiv shtesë.

“Mënyra si e fituam AP Brerën duam apo s’duam sjell një eufori në skuadër. Realisht nesër na pret ndeshje më e rëndësishme dhe fitorja ndaj Brerës nuk do ketë vlerë të njejtë nëse nuk fitojmë Shkupin. Prandaj jemi të vendosur nesër të japim maksimumin dhe jemi përgatitur për të vazhduar rrugën për ku jemi nisur.” – është shprehur kapiteni i Shkëndijës, Enur Totre, i cili servoi golin e dytë për Klisman Cake, në ndeshje kundër AP Brera, duke paralajmëruar njëherit edhe atë kthesën e madhe në rezultat dhe fitoren e Shkëndijës, që e bëri lider për momentin, aty ku edhe pretendojnë të mbeten.

“Kemi një motivim dhe vetëbesim shtesë. Atje shkojmë të japim maksimumin dhe me ndihmën e Zotit të marrim tre pikët dhe të vazhdojmë rrugën drejt titullit kampion.” – përfundon Totre, i cili nesër kundër FC Shkupit, zhvillon ndeshjen e tij të 24-të.

Në këtë ndeshje, Totre njëherit do të jetë edhe në kërkim të golit të parë, përballë skuadrës nga Çairi. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply