Izraeliti Dabur te Liverpulli! Sallah kërcënon me largim


Skuadra e Liverpullit është e interesuar që në rradhët e veta të sjellë sulmuesin izraelit, Munas Dabur nga rradhët e Salzburgut, një futbollist ky që ndëshkoi Shkëndijën me dy gola në dy ndeshjet e ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë një lajm i këtillë nuk i ka pëlqyer aspak yllit të ‘redsave’, Mohamed Sallah, i cili është kërcënuar me largim nga ‘Enfilld Roud’, në rast se arrihet deri te transferimi i sulmuesit izraelit.

E gjithë kjo ka bërë që klubi anglez të rimendojë për nënshkrimin e yllit të Red Bull Salzburg, Munas Dabbur, ndërsa e gjithë kjo ka krijuar një tronditje në Angli, ku disa media si “Mirror” nuk kanë vonuar që t’i bëjnë jehonë lajmit.

Në të kaluarën, Mohamed Sallah ka pasur probleme, duke refuzuar t’i shtrëngojë duart me futbollistët izraelitë, siç ishte rasti në ndeshjen kundër Makabi Tel Aviv, e kur egjiptiani mbronte ngjyrat e skuadrës zvicerane të Bazelit.

Dabur ka arritur të shënojë 20 gola dhe të japë 6 asiste në 30 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon me Red Bull Salzburg, ndërsa Sallah ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 25 ndeshje.

Leave a Reply