Të mërkurën shorti për sezonin e ri në elitën e basketbollit ku do garojë edhe KB Shkupi

Fundjavën që vjen sportit vendor do i shtohen edhe ndeshjet e elitës së basketbollit vendor, për sezonin 2017/2018, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga sezoni i kaluar kur garonin 10 skuadra, këtë edicion pjesë e elitës do të jenë 12 skuadra.

Me zgjerimin e Ligës siç e dimë ka përfituar edhe klubi shqiptarë, KB Shkupi, që sezonin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve, ndërkohë përveç “bardhekaltërve” nga Çairi, pjesë e elitës do të jetë edhe Pelisteri nga Manastiri.

Edhe pse mendohej se skuadra e dytë pas KB Shkupit do të jetë Akademia FMP, këta të fundit dështuan për të paguar kotizimin në vlerë prej 5.000 eurove, ashtu që vendin e tyre tashmë edhe zyrtarisht do të za Pelisteri.

Këta të fundit në një afat kohor prej 24 orësh do të duhet të paguajnë vlerën e lartëpërmendur të kotizimit, që më pas Federata e Basketbollit vendor edhe zyrtarisht të mbyll listën e skuadrave që do garojnë në mesin e më të mirë në basketbollin vendor për sezonin 2017/2018.

Gjithashtu nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë bëhet e ditur se të mërkurën do të bëhet hedhja e shortit për ndeshjet e sezonit të ri, që do të startojë këtë fundjavë (07 tetor).

Leave a Reply