Mësohen çiftet e balotazhit për kualifikim në KB Rusi 2018

Shorti i hedhur për ndeshjet e balotazhit në kuadër të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” ka vënë përballë 4 ndeshje mjaft interesante, njofton “infOSport.mk”.

Goglat dëshën që në këtë fazë të kemi përballje mes dy përfaqësueseve ballkanike, Kroacisë dhe Greqisë.

Italia e Venturas do të përballet me Suedinë, Danimarka për një vend në Botëror do të luftojë me Republikën e Irlandës, teksa Zvicra e 5 futbollistëve shqiptarë një gjë të tillë do të kërkojë të bëjë përmes eliminimit të Irlandës së Veriut.

Ndeshjet e para të balotazhit në program janë nga data 09 deri më 11 nëntor, teksa ato kthyese nga 12-14 nëntor.

Leave a Reply