ZYARTARE, Evertoni shkarkon trajnerin Koeman

Drejtuesit e Evertonit kanë humbur durimin tek strategu i tyre holandez, Ronald Koeman, të cilin kanë vendosur që ta shkarkojnë gjatë ditës së sotme.

Vendimtare ka qenë disfata e rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit në “Gudison Park”, 2:5, duke e dërguar ekipin në zonën e rënies nga Premierliga.

Një gjë e tillë nuk pritej aspak nga drejtuesit e Evertonit, të cilët gjatë merkatos së verës ia plotësuan të gjitha kërkesat holandezit, i cili shpenzoi më shumë se 200 milionë euro në afrime të reja në skuadër.

Megjithatë edhe kjo ishte e pamjaftueshme për të ndërtuar një skuadër fituese, duke pasur parasysh se Evertoni gjatë 9 xhirove të para në Premierligë, ka arritur vetëm dy fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke u renditur kështu vetëm në pozitën e 18-të.

“Everton konfirmon largimin nga klubi të Ronald Koeman. Bordi i drejtuesve i shpreh mirënjohjen për punën e bërë me skuadrën ën 16 muajt që ka qenë në krye të ekipit, dhe vendin e 7-të në sezonin e fundit”, – kishte njoftuar klubi anglez përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.

Leave a Reply