Xhoshua i pamposhtur, mbron titullin edhe ndaj Karlos Takamit

Entoni Xhoshua mbetet i pamposhtur. Xhoshua ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionet IBF dhe ËBA në kategorinë super të rëndë, pasi mundi edhe Karlos Takamin. Xhoshua dominoi meçin që nga fillimi, duke dhënë goditje të forta kundërshtarit në të shumtën e rasteve.

Ndeshja zgjati deri në raundin e 10-të, me gjyqtarin që ndërpreu sfidën, duke shpallur kështu fitues Xhoxhuan. Për Entonin kjo ishte fitorja e 20-të në 20 ndeshje të zhvilluara deri më tani, 19-të prej të cilave i ka të përfunduar para kohe.

 

Leave a Reply