Napoli rikthen kreun në Serie A, dështojnë Milani dhe Roma (VIDEO)

Napoli është rikthyer në krye të renditjes në “Serie A”, pas fitores minimale që e arriti sot në transfertën ndaj Udinezes, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Sarri shënoi fitore minimale 0:1, duke ju falur një goli të shënuar në minutën e 33-të nga Zhozhinjo. Mesfushori fillimisht humbi 11-metërshin që u ndal mjaft mirë nga portieri Skufet, por braziliani vazhdoi aksionin duke e dërguar më pas topin në rrjetë.

Milani ndërkohë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “San Siro” ndaj Torinos. Skuadra e Montellës shpërdoroi disa mundësi të pastra shënimi në pjesën e parë me anë të dyshes sulmuese, Andre Silva – Nikolla Kaliniç.

Zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nuk mjaftuan për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes, ashtu që Milani në fund duheshe të kënaqet vetëm me një pikë, që e shohin këtë skuadër shumë larg pozitave për në Ligën e Kampionëve, që para fillimit të sezonit ishte edhe pik synimi i skuadrës “kuq e zi”.

Me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar u mbyll edhe ndeshja midis Xhenoas dhe Romës. Pas pjesës së parë pa gola, sulmuesi El Sharavi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 59-të, por vendasit barazuan me ish milanistin, Lapadula nga pika e bardhë në minutën e 70-të pas një faulli të De Rosit, i cili la skuadrën me një lojtarë më pak në minutat e fundit të takimit.

Roma pas këtij barazimi mbetet në pozitën e katërt me 31 pikë, po aq sa ka edhe Juventusi në pozitën e tretë.

Leave a Reply