Një penalti e dyshimtë në minutat shtesë i siguroi fitoren Arsenalit (VIDEO)

Arsenali është kthyer me tre pikë nga transferta ndaj Bërnlit, duke mundur këta të fundit me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.  Goli i fitores erdhi nga një penalti e dyshimtë të akorduar në minutën e 92-të.

Alekis Sançez ishte i saktë nga pika e bardhë, pasi arbitri kryesor kishte vlerësuar se Tarkovski kishte shtyrë Ramzin në zonën e rreptësisë.

Falë kësaj fitore Arsenali ngjitet në pozitën e katërt me 25 pikë, vetëm një më pak se Çelzi i vendit të tretë, ndërkohë Bërnli mbetet në pozitën e 7-të me 22 pikë të tubuara. Në ndeshjen e parë të së dielës në kuadër të javës së 13-të Sautemptoni me rezultatin 4:1 mundi Evertonin. Në këto momente po zhvillohet edhe ndeshja e fundit e kësaj jave midis Hadersfieldit dhe liderit aktual, Mançester Sitit.

Leave a Reply