Silva rinovon kontratën edhe për një vit me Mançester Sitin

David Silva ka vazhduar bashkëpunimin me Mançester Sitin. Futbollisti spanjoll ka rinovuar edhe për një vit kontratën që i përfundonte në verën e 2019-ës. Sulmuesi 31-vjeçar, i cili po zhvillon sezonin e tij të tetë në “Etihad”, kur t’i përfundojë kontrata e re do të ketë luajtur plot një dekadë me “Cityzens”.

David Silva, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në historinë e Sitit, ka treguar një formë të shkëlqyer edhe në këtë sezon rekordesh të skuadrës së Guardiolës. Ai pas rinovimit me Sitin ka folur për mediat:

“Jam shumë i lumtur që e kam lidhur të ardhmen time me Sitin. Jam krenar për arritjet e mia me këtë skuadër. Besoj se jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar trofe të tjerë me Pep Guaridolën.”

Leave a Reply