Miftari për “infOSport.mk”: Kujt po i pengon emri i KB Shkupit?

Fitorja e sotshme e KB Shkupit ndaj Strumicës nuk ishte edhe aq e lehtë sa shihet në letër, pasi djelmoshat “bardhekaltër” zhvilluan ndeshjen pa trajnerin e tyre, Enver Miftari.

Tekniku i skuadrës nga Çairi u përjashtua prej lojës nga arbitri Alija Ferevski, me Miftarin që sqaron për “infosport.mk” se ishte i larguar pa arsye, ndërsa akuzon të njejtin për padrejtësi që i bënë KB Shkupit ndër vite.

“Një padrejtësi që me vite e aprovon i njëjti arbitër me një qëllim të vetëm të dëmton KB Shkupin. Por i gjithë ky manipulim i gjyqtarit nuk ndali djelmoshat e klubit tonë që të shënojnë fitore, ndërsa koordinatat i mernin nga unë me celular që isha jashtë palestrës”, – shprehet enkas për “infOSport.mk” trajneri i KB Shkupit, Enver Miftari.

“Nuk arrijë të kuptoj se cilit po i pengon emri i KB Shkupit, që po tentojnë në çdo mënyrë ta dëmtojnë”, thotë Miftari më tej.

KB Shkupi edhe përkrah këtyre akuzave ndaj arbitrëve, vazhdon aventurën debutuese në Superligë, ku pas dy ndeshjeve radhazi të fituara, në xhiron e radhës do të presin Kumanovën në Çair.

Leave a Reply