Goli i portierit të Beneventos që turpëron Milanin (VIDEO)

Benevento ndaj Milanit të Xhenaro Gatuzos ka arritur të marrë pikën e parë, ndërsa më i merituar për këtë gjë ishte portieri Brinjoli, njofton “infOSport.mk”.

Një ndeshje e tillë me aq shumë dinamikë,nuk mund të kishte një tjetër fund nga ai që rezultoi në mbylljen e takimit.

Golat e Bonaventurës dhe kroatit Nikolla Kaliniç, u zhvlerësuan nga golat e Pushkas dhe portierit Brinjoli.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0:1, ndërsa në pjesën e dytë ekipi vendas ka barazuar me Pushkash. Kaliniç me golin e realizuar në minutën e 57-të riktheu epërsinë e “kuqezinjëve”, mirëpo goli i shënuar nga ana e portierit Brinjoli në minutën e katërt shtesë të takimit mbylli dramën e zhvilluar në këtë ndeshje.

Në fundin e takimit futbollistët e Milanit ende nuk u kanë besuar syve asaj që ndodhi, ndërsa lojtarët dhe tifozët e Beneventos kanë shpërthyer në festë për pikën e parë të kampionatit.

Milani me 21 pikë vazhdon të mbaj pozitën e 8-të në renditje.

Leave a Reply