Kumanovari Ademi shkëlqen me dy gola në fitoren e Wurzburger

Orhan Ademi ka rezultuar deçiziv në ftoren e skuadrës së tij, Wurzburger Kickers në Ligën e tretë gjermane, duke shënuar dy gola në fitoren 3:1 ndaj Sonnenhof Grossaspach në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti kumanovar golin e parë e realizoi në minutën e 13-të, teksa 7 minuta para fundit të takimit me golin e dytë personal i siguroi fitoren skuadrës së tij dhe njëherit ju dha fund shpresave të futbollistëve vendas se mund të arrinin deri tek barazimi.

Ademi luajti si titullar në këtë ndeshje, ndërsa në shenjë respekti trajneri i tij në minutën e 86-të vendosi ta zëvendësojë atë me Vagner. Duatrokitjet e tifozëve të Wurzburger Kickers ishin të gjitha për kumanovarin, i cili në këtë mënyrë arrinë në shifrën e 4 golave të shënuar gjatë këtij edicioni. Pjesë e kësaj fitore të Wurzburger Kickers ishte edhe futbollisti kosovar Enis Bytyqi, i cili në lojë u inkuadrua në dy minutat e fundit të takimit, transmeton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e 6-të sezonale për  Wurzburger Kickers, skuadër kjo e cila me 22 pikë renditet në pozitën e 11-të.

Leave a Reply