Romela Begaj kampione bote në peshëngritje

Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj, është shpallur Kampione Bote në kampionatin që po zhvillohet në Amerikë, në Anaheim. Flamuri shqiptar është ngritur më lart se të gjithë sot në Botërorin e Peshëngritjes, falë rezultatit shumë të mirë të sportistes sonë.

Romela Begaj u rendit e para në stilin e shkëputjes dhe e dyta në dygarësh. Në shkëputje Begaj ngriti 107 kg, pasi më parë kishte ngritur 103 dhe 105 kg. Kurse në shtytje Romela ngriti 128 kg, pasi në provën për 131 kg nuk ia doli. Në dygarësh ngriti 235 kg.

Një rezultat i shkëlqyer për peshëngritësen shqiptare dhe ky është rezultati më i mirë deri tani nga sportistët tanë në këtë Botëror.

Leave a Reply