Dortmundi shkarkon trajnerin Bozh

Borusia e Dortmundit edhe zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin Peter Bozh. Disfata e sotshme ndaj Verder Bremen (1:2) ishte përcaktues për fatin e teknikut, për të cilin bordi ka vendosur se nuk mund të vazhdojë më të drejtojë ekipin që nuk i përgjigjet në fushë.

Sipas “Bild”, shefi ekzekutiv i klubit, Hans Joakim Vatzke dhe drejtori sportiv Mikael Zork, u mblodhën në zyrat e klubit pas ndeshjes dhe vendosën për shkarkimin e trajnerit, i cili gjatë verës erdhi nga ekipi i Ajaksit.

Megjithatë, zyrtarizimi i  ndërperjes së bashkëpunimit mes palëve do të bëhet gjatë ditës së nesërme, pasi janë disa detaje kontraktuale që duhen zgjidhur.

Bozh e nisi mjaft mirë kampionatin, mirëpo në 8 ndeshjet e fundit kjo skjadër nuk dinë për fitore nën drejtimin e tij. Për herë të fundit me Bozh në krye Dortmundi kishte fituar me 30 shtator në transfertën ndaj Augsuburgut, ndërsa në 8 ndeshjet e fundit kishte regjistruar 3 barazime dhe 5 disfata, që e rendisin këtë skuadër vetëm në pozitën e 7-të me 22 pikë, plotë 13 pikë larg  vendit të parë që mbahet nga Bajerni i Munihut.

Leave a Reply