FC Shkupi gjithnjë e më shumë europian, përveç tribunës së re, tashmë “bardhekaltërit” edhe me objekt modern administrativ

Sot në stadiumin e Çairit u bë vendosja e gurthemelit të zyrave administrative të FC Shkupit, skuadër kjo që tashmë po i ngjanë një klubi europian, kjo edhe për shkak pamjes së re që pritet të marrë stadiumi i tyre, shkruan “infOSport.mk”.

Në hedhjen e gurthemelit morrën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë, me një krye zëvendës Kryeministrin e parë të vendit, Artan Grubi, përfaqësues politik, me një krye të parin e BDI-së, Ali Ahmeti si dhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, të cilët gjithashtu janë ndër më të merituarit që ky impiant po merr një pamje shumë të bukur.

Ndryshe për objektin e ri administrativ do të shpenzohen 150 mijë euro, para këto që do të mbulohen nga Komuna e Çairit dhe vetë klubi i FC Shkupit.

E njëjta pritet të jetë gati deri në muajin mars, ndërsa pas përfundimit të saj pritet që të nis edhe një tribunë pas golit, ndërsa gjithashtu pritet që të bëhet edhe instalimi i prozhektorëve, me çka ndeshjet e FC Shkupit në një të ardhme të afërt do të mund të ndiqen edhe në termine të mbrëmjes.

Leave a Reply