ZYRTARE, Qatip Osmani trajner i ri i Renovës

Renova shumë shpejtë ka gjetur zëvendësuesin e Bujar Islamit në postin e trajnerit, duke arritur marrëveshje me një emër të njohur për futbollin vendor, e sidomos atë tetovarë.

Qatip Osmani, është strategu që do të udhëheq skuadrën nga Xhepçishti në vazhdim të kampionatit, me shpresë se do të arrijë të konsolidojë rradhët e skuadrës “bardhekaltër”, që tashmë 9 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.

Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Renovës, Fisnik Nuhiu, me të dalë nga mbledhja që kishin.

“Jemi shumë të kënaqur që arritëm marrëveshje me Qatip Osmain. Të gjithë e dimë se çfarë peshe ka ai në futbollin tonë vendor, ndërsa ne si klub i dëshirojmë mirëseardhje sërish. Shpresojmë që me të në krye Renova do të dalë nga kjo krizë fillimisht, e më pas me siguri se do të kërkojmë më të mirën sipas mundësive që do të na jepen” – tha enkas për “infOSport.mk” drejtori sportiv i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Renova me Qatip Osmanin ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit aktual.

Leave a Reply