Mançester Siti nuk di të ndalet, “gjunjëzon” edhe Totenhamin (VIDEO)

Skuadra e Mançester Sitit nuk di të ndalet, duke vazhduar kështu rrugëtimin drejt titullit kampion këtë sezon në Premier Ligën angleze. Skuadra e Pep Guardiolës fituan edhe Totenhamin në “Etihad Stadium” me rezultat bindës 4:1, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 18-të në Premier Ligë.

Fillimisht ishte mesfushori turko-gjerman Gundogan ai që theu rezistencën e Totenhamit me një goditje të saktë me kokë pas 14 minutash lojë. Në pjesën e dytë Sity shënoi edhe 3 herë të tjera me De Bruynen dhe Sterling që realizoi dy herë, ndërsa braziliani Gabriel Jesus i ardhur në fushë nga stoli humbi një 11-metërsh pasi u ndal nga shtylla. Golin e nderit për miqtë nga Londra e realizoi në fund danezi Christian Eriksen.

Siti me këtë fitore rrumballakson 16 triumfe radhazi me 52 pikë të grumbulluara dhe 56 gola të shënuar në total. Sitizens vazhdojnë kryesimin me 14 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Junajtedi, me këta të fundit që nesër luajnë me Vest Bromviç Albion.

Leave a Reply