Bolonja mund Kiveon në një ndeshje të luftuar (VIDEO)

Bolonja ka shënuar fitore 2:3 në transfertën ndaj Kievos. Ishte kjo ndeshja e parë e javës së 18-të në “Serie A” që dhuroi shumë emocione dhe plotë 5 gola të shënuar, dy prej të cilëve në 5 minutat e fundit të takimit.

Destro rezultoi të jetë figurë qendrore në këtë fitore të skuadrës mysafire me dy golat e shënuar (4’, 90’), ndërsa një gol tjetër për Bolonjan në këtë përballje realizoi Verdi (50’).

Vendasit tentuan për ti ikur disfatës, madhe në dy raste arrinin që të barazonin rezultatin falë golave të shënuar nga Inglese (32’) dhe Kaçiatore (85’), mirëpo u dorëzuan sërish fare në fund, kur Destro me golin e dytë personal në këtë ndeshje siguroi fitoren e 7-të këtë edicion për Bolonjan, që me 24 pikë të tubuara renditet në pozitën e 9-të, duke u barazuar kështu me Milanin.

Vlen të ceket se 10 minutat e fundit Bolonja i luajti me një futbollist më pak në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të mesfushorit, Andrea Poli.

Leave a Reply