Nejmar te Reali! Largojeni Ronaldon nëse më dëshironi mua

Merkatot në futbollin evropian nuk mund të paramendohen, pa u përmendur edhe emri i yllit brazilian, Nejmar. Ky i fundit merkaton e kësaj vere u transferua nga Barcelona te PSZH-ja për një shumë rekord prej 220 milion euro, ndërsa ende pa bërë një vit të plotë te skuadra franceze, emri i tij lidhet me një transferim të mundshëm te Reali i Madridit.

Madje përmendet edhe një shifër prej 250 milion euro, mirëpo si duket kjo nuk është e tëra, pasi sipas asaj që raporton “Don Balon”, Nejmar u ka vendosur një kusht drejtuesve të Realit për mbërritjen e tij në “Santiago Bernabeu”, largimin e Kristiano Ronaldos.

Ylli portugez tashmë është drejt “shuarjes” dhe klubi madrilen mund të mendojë seriozisht lidhur më këtë çështje.

Leave a Reply