Ndodhi për herë të parë mbrëmë, ndeshja Islandë-Shqipëri theu një tabu

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë ka shënuar një risi në përballjet mes këtyre dy kombëtareve. Mbrëmë këto dy kombëtare zhvilluan takimin e tyre të 8-të, duke regjistruar njëherit edhe barazimin e parë.

Deri tani, në 7 ndeshjet e mëparshme kishte qenë Islanda që kishte kryesuar me 4 fitore ndaj “kuqezinjëve” që kishin 3 të tilla dhe asnjë ndeshje ku ishin shënuar barazime.

Kjo “tabu” u thye mbrëmë pasi ndeshja e zhvilluar në tokën islandeze pas 90 minutave lojë u mbyll me shifrat 1:1.

Sa i përket golavarazhit, Islanda ka avantazhin e një goli, pasi ka shënuar 11 në ndeshjet ndaj kuqezinjve kundrejt 10 të Shqipërisë.

Leave a Reply