Abdurrahimi i shtrenjtë për Partizanin, mbetet te Shkëndija

Besart Abdurrahimi me shumë gjasa do të mbetet te Shkëndija edhe gjatë stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse emri i tij lidhej ngushtë me një transferim të mundshëm te Partizani i Tiranës, një gjë e tillë si duket nuk do të ndodh, pasi oferta e berë nga ana e drejtuesve të skuadrës nga kryeqendra shqiptare nuk ka kënaqur futbollistin “kuq e zi”.

Paga e ofruar nga ana e drejtuesve të Partizanit ka qenë më e ulët se ajo që merr aktualisht te Shkëndija, ashtu që Abdurrahimi edhe përkundër faktit se pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka kaluar në bankinë te skuadra tetovare, do të vazhdoj të jetë pjesë e kampionëve vjeshtor në futbollin vendor edhe për 6 muaj të tjerë, atëherë kur me 30 qershor do ti skadojë kontrata me “kuqezinjtë”.

Abdurrahimi gjatë këtij sezoni me fanellën e Shkëndijës zhvilloi  11 ndeshje kampionale, pjesën më të madhe si rezervë, ndërsa 6 ndeshje i regjistroi në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Europa.

Leave a Reply