Kombëtarja e Shqipërisë cakton miqësore ndaj Norvegjisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndaj Norvegjisë në një ndeshje të karakterit miqësore në muajin mars. Federata e futbollit shqiptarë më në fund ka arritur akordin me federatën norvegjeze, duke përcaktuar kështu 26 marsin si datën për zhvillimin e ndeshjes.

Takimi Shqipëri-Norvegji do të luhet në “Elbasan Arena” dhe kjo do të jetë hera e pestë që këto dy përfaqësuese përballen ndërmjet veti. Bilansi në katër përballjet e para është i barabartë, me 2 barazime, 1 fitore të Shqipërisë dhe një të Norvegjisë.

Ndërkohë Kombëtarja e Shqipërisë testin e fundit e zhvilloi në Antalia përballë Turqisë, në të cilën shënoi fitore me rezultat 2:3.

Leave a Reply