Boksieri Nuri Seferi mysafir i presidentit shqiptarë, Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar boksierin shqiptar nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi.

Kreu i shtetit shqiptarë pas takimit të bërë me të, e kishte uruar me anë të një postimi në Facebook, duke i dëshiruar që sa më shpejt të rikthehet në ditët e tij më të mira, kur mbante edhe titullin e kampionit të Europës.

“Ishte kënaqësi të nisja ditën me ish-kampionin e Europës në boks, Nuri Seferi. Uroj që në këtë vit të shpallur të “Skënderbeut”, Nuri Seferi të rikthehet fuqishëm në ring dhe të ngrejë flamurin tonë kombëtar sa më lart”, – kishte shkruat  presidenti shqiptarë, Ilir Meta.

Leave a Reply