Njihuni me “Lionel Mesin” 12 vjeçar (VIDEO)

Kur Barcelona nënshkroi me 12-vjeçarin Cristobal Munoz, duke ja marrë Malagas marsin e vitit të kaluar, mediat sportive katalanase e cilësuan si “rrëmbim i të riut më me perspektivë në futbollin spanjoll”.

E pa mbushur ende një vit, Cristobal ka treguar në fushën e lojës se jo më kot u shkrua për të, megjithëse është në një moshë fare të re. Ajo që ka tërhequr më shumë mediat sportive dhe tifozët e Barcelonës është ngjashmëria e skajshme e të riut me Messin.

Leave a Reply