Duro: Kam rezerva edhe për një penallti të dytë ndaj Ibraimit!

Derbi ndeshja e javës së 20-të Struga Trim Lum – FC Shkupi arsyetoi epitetin, pasi tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit në Strugë patën mundësinë të shohin një futboll shumë cilësorë nga të dyja skuadrat, që në fund u ndanë me barazimin 2:2.

Megjithatë, trajneri Duro ndjen keqardhje që skuadra nuk arriti deri tek fitorja, pas gjithë atij dominimi që kishte, teksa hedh dyshime edhe për nje penalti tjetër të pa akorduar.

“Kam rezerva edhe për një penallti të dytë të Ibraimit me portierin.” – thotë Duro, duke aluduar në minutën e 58-të, kur pas një presioni të futbollistëve vendas, Ibraimi pas një riëvenie nga këndi në pamundësi për të gjetur hapësirën e duhur për të goditur, bëri që të mbajë më shumë topin në posedim, e ku në fund erdhi edhe deri te një kontakt i lehtë mes tij dhe portierit të FC Shkupit, Artan Iljazi, i cili në ato momente mjaft mirë i kishte mbyllur këndin sulmuesit vendas.

Ky i fundit nga ana e arbitrit kryesor u ndëshkua me të verdhë, pasi sipas Dimitar Pileshkov, Ibraimi në këtë rast kishte simuluar. (infOSport.mk)

Leave a Reply