Bunjamin Shabani nesër me Struga Trim Lum zhvillon ndeshjen numër 200!

Bunjamin Shabani është futbollisti më jetë gjatë te skuadra e Struga Trim Lum. Kumanovari të shtunën do të nis edhe sezonin e tij të 7-të me rradhë me fanellën e skuadrës strugane, që e bënë atë absolutisht futbollistin më besnik dhe me me shumë ndeshje të zhvilluara me fanellën e Struga Trim Lum.

Plotë 167 ndeshje vetëm në Ligën e Parë, ndërsa të shtunën kundër Shkëndijës së Haraçinës ai pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 200 jubilare me fanellën e Struga Trim Lum.

“Mund të them se është një nder për mua, është një kënaqësi që nuk e them dot. Të futesh në historinë e një klubi nuk është edhe aq e lehtë, mirëpo ja që po ndodh. Kjo tregon edhe besnikërinë, por edhe respektin e ndërsjellë që kemi mes nesh. Sinqerisht unë këtu në Strugë ndjehem si në shtëpinë time. Shpresoj që këtë jubile ta kurorëzojmë me fitore në ndeshjen e nesërme” – u shpreh Bunjamin Shabani për faqen zyrtare të klubit strugan, ku ndër të tjerash foli edhe për kundërshtarin e nesërm, Shkëndijën e Haraçinës.

“Si çdo ndeshje, ashtu edhe ndeshje me Shkëndijën e Haraçinës është shumë e rëndësishme për ne, sidomos nëse kemi parasysh se është edhe fillimi i kampionatit. Kemi punuar shumë në këtë fazë përgatitore dhe mendoj se të gatshëm po presim startin e sezonit.” – u shpreh Bunjamin Shabani, që deri më tani me fanellën e Struga Trim Lum ka zhvilluar plotë 167 ndeshje në Ligën e Parë, 18 në ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, 10 në eliminatoret e Ligës së Konferencës dhe 4 në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply