Tikveshi e nis vrrullshëm sezonin e ri në Ligën e Parë (VIDEO)

Tikveshi e ka nisur vrrullshëm sezonin e ri në Ligën e Parë, duke regjistruar një fitore të thellë 5:1 ndaj KF Arsimit. Një rezultat të tillë, ndoshta nuk e kishin pritur edhe tifozët më optimist të skuadrës nga Kavadari, që ndeshjen e sotme kundër skuadrës nga Çegrani e nisi me vetëm 4 futbollistë vendor, duke mos llogaritur këtu edhe Besir Ramadanin, që paraqitet me pasaportë shqiptare.

Mirëpo si duket ky ishte edhe një vendim i qëlluar i trajnerit Oliver Bogatinov, pasi pikërisht futbollistët e huaj me ngjyrë ishin kryesorët e këtij takimi.

Dyshja Toheeb LaWal- N’fanly Sylla, shënuan që të gjithë 5 golat për Tikveshin, e ku pjesa e parë rezultoi të jetë shumë efikase me 5 gola të shënuar, përfshirë këtu edhe një gol të Albin Ramadanit në minutën e 33-të, e që njëherit ishte edhe goli më i mirë i ndeshjes.

Ndryshe, LaWal dhe Sylla gjatë pjesës së parë shënuan nga dy gola, ndërsa një tjetër në pjesën e dytë realizoi ky i fundit, për të rrumbullaksuar “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e Tikveshit.

Ndryshe, falë “tripletës” së tij në ndeshjen e sotme kundër KF Arsimit, N’fanly Sylla në gjithsej 16 ndeshje kampionale me fanellën e Tikveshit numëron plotë 10 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply