Të premtën starton kampionati i 35-të në futboll! Shkëndija e Haraçinës debutuesja e vetme

Me ndeshjen ndërmjet Tikveshit dhe KF Arsimit në Kavadar, të premtën edhe zyrtarisht hap siparin edicioni i 35-të i kampionatit elitarë në vend, njofton “infOSport.mk”.

Sezoni 2026/27 do të luhet përmes një sistemi të ri, derisa këtë herë do të garojnë gjithsej 10 ekipe, ashtu që mes vete skuadrat do të zhvillojnë nga 4 ndeshje, dy si vendas dhe dy në rolin e mysafirit.

Vardari futet si kampion, mirëpo që këtë herë si rival të fortë në garën për titull do të duhet të ketë dy skuadrat shqiptare, Shkëndijën dhe Struga Trim Lum, duke mos përjashtuar këtu edhe Sileksin nga Kratova.

Vardari njëherit rezulton të jetë edhe skuadra me më shumë tituj kampion, gjithsej 12, e ndjekur nga Shkëndija me 5.

Sezoni i ri, nis me datë 24 korrik, ndërsa i njëjti do të zgjasë deri në fund të muajit maj vitin e ardhshëm (2027).

Skopje dhe Bregallnica e Shtipit, rikthehen në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndërsa bashkë me ta nga Liga e Dytë, inkuadrohet edhe Shkëndija e Haraçinës, që njëherit do të zhvillojë edhe sezonin e saj debtues në Ligën e Parë.

“Kuqezinjtë” nga Haraçina në xhiron e parë të sezonit të ri do të përballen me Struga Trim Lum në qytetin e bukur të Strugës. Kjo ndeshje në program është të shtunën, njëjtë sikurse ajo midis Vardarit dhe Bregallnicës nga Shtipi.

Shkëndija e Tetovës, ndeshjen e saj të parë të sezonit të ri si vendas kundër Skopjes pa praninë e tifozëve nga gjithsej 4, do ta zhvillojë nën dritat e prozhektorëve në stadiumin qëndror të FFM të dielën, kur në program do të jetë edhe ndeshja midis Sileksit dhe Bashkimit në Kratovë, ndërkohë KF Arsimi në ndeshjen hapëse do të përballet të premtën me Tikveshin në Kavadar. (infOSport.mk)

Sezoni 2026/27 | LPFMV – Java 1

Tikveshi 24.07 (17:00h) KF Arsimi
Struga Trim Lum 25.07 (17:00h) Shkëndija Haraçinë
Vardari 25.07 (17:00h) Bregallnica
Sileksi 26.07 (17:00h) Bashkimi
Shkëndija 26.07 (19:30h) Skopje

Leave a Reply