Skopje sezonin e ri do të luaj sërish në Ligën e Parë. Skuadra nga lagjja “Hekuranë” e Shkupit disa ditë më parë prezantoi edhe trajnerin e saj të ri, Muarem Muarem, i cili do të asistohet nga Enes Qaili.
Me emërimin e tyre, drejtuesit tashmë po plotësojnë edhe kërkesat e tyre të fundit rreth boshtit të skuadrës, që kjo dyshe do ta ketë në disponim për sezonin e ri.
Te Skopje, realisht nuk është se kanë ndodhur shumë ndryshime, kur janë në pyetje lojtarët e rinj, mirëpo duhet theksuar se skuadra në përgjithësi ka ruajtur boshtin e saj të edicionit të kaluar, e që realisht ishin më të merituarit për rikthimin e kësaj skuadre në mesin e më të mirëve në futbollin elitar.
Siç mëson “infOSport.mk” një emër i ri në rradhët e Skopjes, pritet të jetë edhe talenti shkodran, Xhensild Kapllanaj.
Bëhet fjalë për një futbollistë 19-vjeçar, që kishte luajtur me ekipin e të rinjëve të Vllaznisë nga Shkodra, edhe pse i njëjti ishte stërvitur me ekipin e parë të skuadrës shkodrane.
Mirëpo duke marrë në konsiderarët konkurrencën te Vllaznia, Xhensildi ka vendosur të luaj jashtë Shqipërisë, duke vendosur që të provoj veten me fanellën e Skopjes.
Ai luan si sulmues krahu, ndërsa cilësitë e tij dëshmoi që në ndeshjen e parë debutuese në një ndeshje kontrolluese, kur arriti të shënoj golin e vetëm dhe të fitores për Skopjen në duelin ndaj KF Arsimit. (infOSport.mk)
