Vardari sërish pëson në Shkup, këtë herë mundet nga letonezët e Riga FC!

Vardari në një ndeshje me plotë 5 gola, u mund në Shkup në ndeshjen e parë eliminatore të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës nga skuadra letoneze e Riga FC.

Pavarësisht avantazhit që kishte ekipi shkupjan, pas golit të shënuar nga Diego Castaneda në minutën e 28-të, në fund Vardari pësoi disfatë 2:3.

Një gol tjetër, të parin në një ndeshje zyrtare me fanellën e Vardarit, e realizoi Gerson Rodrigues, një nga përforcimet më të bujshme të skuadrës shkupjane gjatë merkatos së verës.

Rodrigues shënoi në minutën e 66-të, kur barazoi shifrat në 2:2, mirëpo një gol i shënuar nga Reginaldo Ramires në minutën e 81-të bëri që Riga nga Shkupi të largohet me fitore.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në fushën e kundërshtarit, aty ku Vardari shpreson të paktën të përsëriste rezultatin sikurse nga ndeshja kundër Kups (2:3) në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, dhe të dërgojë ndeshjen të paktën në shtesa.

Leave a Reply