Sonte luan Shkëndija, ja në cilën TV mund ta ndiqni!

Shkëndija sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës. Për kundërshtarë në këtë fazë “kuqezinjtë” do të kenë skuadrën sllovene të NK Bravo, me të cilën skuadër takohen për herë të parë në histori.

Kjo ndeshje luhet sonte në stadiumin “Stozice” në Ljublanë, aty ku pritet që Shkëndija të ketë përkrahje nga shkallët e stadiumit, që ka një kapacitet prej 16 038 ulëseve.

Ndeshja starton në ora 20:45, ndërsa të njëjtën do të mund ta ndiqni drejtëpërdrejtë përmes ekranit televiziv të TVM2, programi në gjuhën shqipe.

Kujtojmë, fituesi i përgjithshëm i këtij dueli, në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, do të përballet me fituesin nga ndeshja, FC Malisheva – Hibernian.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua më herët gjatë ditës së sotme, me Malishevën që shënoi fitore 2:0.

Shpresojmë, që në raundin e tretë të kemi një përballje mes skuadrave shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply