Hamshik: Kam refuzuar Milanin dhe Juven

Ylli i Napolit, Marek Hamshik ka thënë se gjatë karrierës së tij ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te gjigandët e “Serie A”, Milani dhe Juventusi.

“Isha i joshur, por nuk ndihesha i gatshëm për t’u larguar. Është e vështirë që të bësh parashikime në futboll por mendoj se karriera ime do të përfundoj këtu te Napoli”, -është shprehur,  Hamshik.

“Iu kam bashkuar këtij klubi kur isha shumë i ri, isha vetëm 20-vjeç dhe kurrë s’jam penduar për zgjidhjen time. Jam i lumtur në Napoli dhe familja ime është e lumtur gjithashtu. Ndihem si në shtëpinë time këtu, qyteti është i mrekullueshëm dhe njerëzit janë mikpritës”, shtoi ai.

“Kam një marrëdhënie të veçantë me De Laurentis, nuk e di sa lojtarë mund të flasin direkt me presidentin e tyre, ne gjithashtu kemi debatuar disa herë, por gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin dhe prezenca ime në Napoli e konfirmon sesa shumë e respektojmë njëri-tjetrin”, – u shpreh sllovaku, i cili gjatë këtij sezoni u shndërrua në legjendën e parë të klubit “napolitan”, duke tejkaluar legjendën e deritanishme të Napolit, argjentinasin Diego Armando Maradona, kur janë në pyetje golat e shënuar me fanellën e kësaj skuadre.

Leave a Reply