Reali fiton, por nuk bind (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit në transfertë përballë Leganes, mirëpo megjithatë nuk ka bindur. “Mbretërit” shënuan fitore minimale 0:1, ndërsa u desh të prisnin deri në minutën e fundit të sfidës për të marrë këtë sukses të rëndësishëm dhe për të shmangur polemika të tjera rreth mungesës së rezultateve.

Pa yjet kryesore në fushë, madrilenët kanë shfaqur vështirësi për të dalë në lojën e tyre, edhe pse dominuan në posedimin e topit.

Leganes u zgjua në pjesën e dytë, kur edhe krijuan disa raste, madje në një moment prekën shtyllën, mirëpo pa arritur për të shënuar.

Dhe kur të gjithë po prisnin një barazim pa gola në këtë ndeshje, në minutën e fundit  Asensio përiftoi nga një harkim i sakte i Teo Hernandez për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë fitoren minimale në transfertë skuadrës “madrilene”, që shpreson që në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” (24 janar) të vulos vizën për në gjysmëfinale.

Leave a Reply