Junajted merr Sançezin, nuk ka nevojë për Kristiano Ronaldon!

Mançester Junajtedi dhe Aleksis Sançez kanë arritur akordin dhe pritet që orëve në vijim të firmosin kontratën dhe ta bëjnë zyrtarizimin e transferimit. Sançez te Junajtedi vjen në këmbim me Henrik Mkitarianin dhe në këtë rast klubi e merr pa para kilianin, duke menduar të shpenzojë më shumë të holla në pagën e futbollistit, që mendohet se do të jetë rreth 16 milionë euro në sezon.

Sançez do të ndikojë direkt te Reali i Madridit, pasi i mbyll derën automatikisht transferimit të Kristiano Ronaldos te “Djajtë e Kuq”. Sipas mediave angleze, Hose Murinjo nuk ka aspak ndërmend që të blejë sulmuesin portugez 5 herë fitues të Topit të Artë.

Në merkaton e verës thuhet se Murinjo do të shpenzojë për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën, pasi sulmin e ka të plotësuar me Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard.

Leave a Reply