Valencia mposhtet me përmbysje nga Las Palmasi (VIDEO)

Valencia është mposhtur nga Las Palmasi me rezultat 2:1 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 20-të në kampionatin spanjoll, La Liga. Në “Estadio de Gran” Valencia e nisi e mirë, duke zhbllokuar shifrat e takimit me anë të Minas në minutën e 5-të dhe avantazh për ekipin e trajnerit Marselino.

Mirëpo për vendasit e qetësoi situatën Viera, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 20-të. Ai që bëri përmbysjen dhe që i dha golin e fitores Las Palmasit, ishte Kalleri që në të 53-tën, nga penalltia realizoi.  Deri në fund rezultati nuk ndryshoi me Las Palmasin që doli nga kjo përballje me tri pikë të vlefshme.

Ndërkohë Valencia këtë ndeshje e mbylli me dy lojtarë më pakë, pasi fillimisht Gabriel u përjashtua nga loja pas atyre dy kartonave të verdhë, ndërsa tre minuta parafundit për të njejtën arsye edhe Vezo.

Leave a Reply