Siti fiton me tre golat e Agueros, vazhdon 12 pikë para Junajtedit! (VIDEO)

Mançester Siti lë prapa humbjen nga Liverpuli, duke u rikthyer te fitorja, pasi mundi Njukasëllin me rezultat 3:1. Duartrokitjet e tifozërisë vendase shkuan veçanërisht për Kun Agueron, autor i të tre golave të Mançester Sitit.

Aguero golat i realizoi në minutat 34-t, 63-të dhe 83-të, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Murfi në të 67-tën. Siti me këtë fitoren çoi në 12 pikë diferencën me Mançester Junajtedin, me këta të fundit që më herët fituan me rezultat minimal 0:1 ndaj Bërnlit.

Leave a Reply