Nadal kalon në çerekfinalet e “Australian Open”

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është kualifikuar për në ndeshjet çerekfinale të “Australian Open”. Por ky sukses nuk erdhi aq lehtë për spanjollin, të cilit iu deshën 3 orë e 51 minuta për të eliminuar numrin 24 në renditjen ATP, Diego Shvartzman.

Spanjolli mundi argjentinasin me rezultatin 3-1, në sete (6-3, 6-7, 6-3, 6-3). Pas këtij suksesi, Nadal do të qëndrojë numri 1 në renditje pas “Grand Slam-it” të parë të sezonit, pavarësisht se kush do ta fitojë atë.

Nadal në çerekfinale do të përballet me kroatin Marin Çiliç, numri 6 në renditje, i cili në ndeshjen tjetër të 1/8 së finales triumfoi ndaj spanjollit Pablo Karreno Busta me rezultatin 6-7, 6-3, 7-6, 7-6.

Leave a Reply