INFO
Ballina > BALLINA > Lara Gut fituese e “Super G”,

Lara Gut fituese e “Super G”,

Skiatorja zvicerane Lara Gut fitoi garën e super-gjigantit për femra të zhvilluar në pistën italiane të Kortina, duke u rikthyer te suksesi pas më shumë se një viti, duke treguar se mund të pretendojë për medalje në Lojërat Olimpike dimërore që nisin pas një muaji.

Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores 27-vjeçare, që pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 1’14”78, duke qenë më e shpejta në pistë.

Në vendin e dytë u rendit skiatorja italiane Johanna Schnarf, ndërsa në të tretin ajo austriake Nicole Schmidhofer, dy emra surprizë që u ngjitën në podium në garën e fundit. skiatorja amerikane Lindsey Vonn u klasifikua e gjashta në këtë garë, ndërsa patriotja e saj Mikaela Shiffrin nuk e mbylli dot garën, pasi u rrëzua pas zbritjes së parë. Gjithsesi, Shiffrin kryeson pa probleme renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Leave a Reply

Top