Boshnjaku Xheko afër transferimit te Çelsi

Edin Xheko shihet dita ditës më afër transferimit te skuadra londineze e Çelsit.  Sulmuesi boshnjak po kalon orët e fundit në Romë, ndërsa akordi mes klubeve është arritur dhe tani menaxheri i Xhekos po negocion për kontratën e sulmuesit.

Nga ana tjetër, Roma duket se nuk ka ndërmend të investohet për qendërsulmues tjetër, pasi atë rol ka ndërmend t’ia besojë sulmuesve Patrick Schick dhe Defrel, por tani i duhet një anësor i shpejtë.

Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Mario Monchi është hedhur menjëherë në sulm për të afruar futbollistin e Barcelonës, Gerard Deulofeu, që shikohet si përforcimi ideal për Di Françeskon. Në rast se nuk do të arrijnë te Deulofeu, verdhekuqtë do të tentojnë kapitenin e Sassuolos, Berardi, por ky operacion është më i mundur në muajin qershor, sesa tani.

Leave a Reply