Guardiola trajneri më i mirë në botë

Sipas një studimi të bërë nga “Comuncar es Ganar”, që përfshin më shumë se 100 variabla dhe dhjetë kategori, Pep Guardiola ka dalë i pari në renditjen Top 20. Pas Pep (78.4/100 pikë) vjen Massimiliano Allegri (77.5 / 100), i ndjekur nga Zinedine Zidane (74.9 / 100). Jose Mourinho është renditur i gjashti dhe Eernesto Valverde i nënti.

Për sa i takon La Liga-s, Zidane, Simeone, Valverde, Marcelino dhe Eusebio kryesojnë renditjen. Një renditje që mbyllet me trajnerin e Malaga-s, Jose Gonzalez, i cili sapo ka marrë drejtimin e ekipit.

Ky studim nuk analizon vetëm suksesin dhe trofetë e fituar, por merr në konsideratë edhe aspekte që kanë të bëjnë me sjelljen e trajnerit në publik, aftësia e tij për të qenë social dhe për t’u kthyer në një ikonë për markat komerciale.

Leave a Reply