Lajme të këqija për PSZH-në, Mbape do të mungojë për dy muaj!

Sulmuesi 19-vjeçar i Paris Sen Zhermenit, Kilian Mbape mund të mungojë për dy muaj nga fushat e futbollit pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen derbi kundër Lionit, në të cilën ndeshje skuadra e tij pësoi disfatë me rezultatin 1:2.

Pas një përplasje me portierin kundërshtarë, Antoni Lopez, Mbape nuk mundi të vazhdojë ndeshje, duke u zëvendësuar ka mesi i pjesës së parë.

Parashikimet e para për gjendjen e tij ishin shumë optimiste, mirëpo pas kontrolleve më të detajuara është bërë me dije se ai ka pësuar një lëndim paksa më serioz në shpinë.

Nëse ky informacion del të jetë i saktë, atëherë skuadra parisiene do të humbas atë për dy ndeshjet e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian kundër Realit të Madridit me 14 shkurt dhe 6 mars.

Sipas asaj që raporton “L’equipe” koha e saktë e mungesës së Mbape nga fushat e futbollit do të mësohet vetëm pas konsultimeve që do të bëhen me neurolog.

Leave a Reply