Po “rikthehet” Milani (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore 2:1 në derbi ndeshjen e javës së 22-të kundër Lacios, njofton “infOSport.mk”. Golat për skuadrën fituese i realizuan Patrik Kutrone dhe Xhakomo Bonaventura, ndërkohë golin e nderit për “lacialët” e realizoi Adam Marushiç.

Duhet theksuar se në shënimin e golit të parë të “rossonerëve”, topi kishte prekur dorën e Kutrone,  mirëpo një gjë e tillë nuk ishte vërejtur nga arbitrët e takimit.  Për Milanin ishte kjo fitorja e tretë me rradhë, duke bërë lëvizje pozitive në renditje. Deri më tani “milanistët” renditeshin në pozitën e 10-të, teksa tashmë ndajnë pozitën e 6-të me Sampdorian, që të dyja skuadrat me nga 34 pikë.

Leave a Reply